Përfaqësuesit e HERAS Plus vizituan Universitetin e Gjakovës

Përfaqësuesit e HERAS Plus vizituan Universitetin e Gjakovës

Rektori i Universitetit të Gjakovës Prof. Ass. Dr. Artan Nimani i shoqëruar nga Prof. Ass. Dr. Vjollca Dibra Prorektore për Çështje Akademike dhe Ngritje të Cilësisë dhe Prof. Asoc. Dr. Haxhi Kamberi Prorektor për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë sot më 08 tetor 2020 pritën në takim udhëheqësin e programit HERAS Plus, z. Aqim Emurli i cili ishte i shoqëruar me bashkëpunëtorët Nehat Dervishi dhe Donjeta Ibraj.

Z. Aqim Emurli, prezantoi projektin duke u fokusuar në mbështetjen dhe aktivitetet kryesore të zhvillimit që mund të përfitojnë të gjitha institucionet publike të arsimit të lartë (IAL), përfshirë përfitimet që UGJFA mund të ketë. Të dy palët ranë dakord të takohen rregullisht me qëllim që të rritet bashkëpunimi i ndërsjellë dhe të jetë i  frytshëm.

Rektori Nimani dhe stafi nga UGJFA e mirëpritën ekipin e projektit dhe shprehën gatishmërinë dhe përkushtimin e plotë për të pasur një bashkëpunim të suksesshëm gjatë implementimit të projektit. Ai i informoi përfaqësuesit e projektit për vizionin dhe strategjinë e zhvillimit dhe për këtë do të duhet mbështetja e ekspertëve dhe iniciativave nga projekti.

HERAS Plus financohet nga Agjencia Austriake e Zhvillimit dhe bashkëfinancohet nga MASH, dhe implementohet nga konsorciumi WUS Austria, ZSI dhe OeAD.

Fotot e lajmit

tp-bottom