Ftesë për pjesëmarrje në konferencë

Ftesë për pjesëmarrje në konferencë


Të nderuar/a, 

Ju njoftojmë se në kuadër të projektit “EU-ICT and e-learning in Education Project-Phase II” dhe në bashkëpunim nga Universiteti i Gjakovës “FEHMI AGANI” respektivisht Fakulteti i Edukimit dhe qeverisja lokale në Gjakovë,  do të organizohet konferenca “Aplikimi i Teknologjisë së Informacionit në Arsim – Përvojat e Kosovës”. Konferenca do të mbahet të enjten me datën 27 prill 2017, prej orës 13:00-16:00 në Fakultetin e Edukimit në Gjakovë. Pas konferencës pjesëmarrësit do të ftohen në koktej rasti. 

Qëllimi i  organizimit të kësaj konference është të promovohet aplikimi i mësimit elektronik dhe inovacionit në shkollat e Kosovës.  Në hyrje do t’u drejtohen pjesëmarrësve edhe përfaqësuesi i Universitetit të Edukimit, përfaqësues të DKA-së,  etj.  

Në pjesën kryesore do të kemi prezantime nga mësimdhënës dhe nxënës, me theks të veçantë përvojat e aplikimit të Teknologjisë së Informacionit në Arsim dhe vizioni për të ardhmen. Në hyrje të sallës, pjesëmarrësit do të regjistrohen dhe marrin agjendën e konferencës.  


tp-bottom