Marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup

Marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup


Dje me 20.12.2016 në hapësirat e Universitetit “Nenë Tereza” në Shkup, Rektori Prof. Dr. Shaban Buza ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Rektorin Prof. Dr. Azis Pollozhani, për bashkëpunim ndëruniversitar. Në takim morën pjesë edhe dy prorektorët nga UGjFA, Prof. Dr. Januz Bunjaku e Prof. Ass. Dr. Mimoza Dushi dhe nga UNT, zyrtari për bashkëpunim ndërkombëtar.

Qëllimi i kësaj marrëveshje është koordinimi i bashkëpunimit ndëruniversitar, përfshire shqyrtimin e programeve të përbashkëta mësimore dhe shkëmbimin e personelit akademik. Për këtë qëllim Rektori Buza diskutoj mbi organizimin, fakultet dhe programet mësimore në UGjFA dhe shprehu gatishmërinë që të përkrahë këtë bashkëpunim. Gjithashtu edhe Rektori Pollozhani paraqiti organizimin dhe programet mësimore në Universitetin “Nënë Tereza” dhe mundësinë e bartjes së tyre në UGjFA.  Që të dy Rektorët e vlerësuan lartë arritjen e kësaj marrëveshje dhe u zotuan se do të kujdesen për jetësimin e saj. 

Marrëveshja e bashkëpunimit

Fotot e lajmit

tp-bottom