Mbahet Konferenca e Rektorëve “Universiteti, politika dhe vlerat themelore të arsimit të lartë”

Mbahet Konferenca e Rektorëve “Universiteti, politika dhe vlerat themelore të arsimit të lartë”

 “Universiteti, politika dhe vlerat themelore të arsimit të lartë” ishte tema e diskutimit në konferencën e radhës të rektorëve, e cila mblodhi të gjithë rektorët e universiteteve publike, kryeministrin e vendit, ministren e arsimit, shkencës, teknologjisë dhe inovacionit, shefen e zyrës së BE-së dhe ambasadorë e pjesëmarrës tjerë.

Universiteti “Hasan Prishtina” shënon 50 vjetorin e themelimit. Për nder të saj pati një sërë aktivitetesh që u përcoll me mysafirë të shumtë. Në konferencën e rektorëve nga Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” ishte pjesëmarrës Rektori prof. ass. dr. Artan Nimani, me bashkëpunëtorë.

Në këtë konferencë rektori i UP-së prof. dr. Marjan Dema tha se politika nuk duhet të ndërhyjë në punën e universiteteve, por duhet t’i mbështesë ato.

Më tutje, panelistët në fjalën e tyre uruan, përshëndetën dhe përkujtuan ata që kontribuuan për UP-në përgjatë këtyre pesë dekadave.

Kjo konferencë u mbajt në kuadër të “Javës së Universitetit”, me rastin e 50 vjetorit të themelimit të UP-së.

Fotot e lajmit

tp-bottom