Në UGJFA vazhdon fushata vetëdijësuese për uljen e aksidenteve në komunikacion

Në UGJFA vazhdon fushata vetëdijësuese për uljen e aksidenteve në komunikacion

Shoqata e Sigurimeve e Kosovës, Policia e Kosovës dhe Ministria e Infrastrukturës,  në Universitetin “Fehmi Agani”  në Gjakovë,kanë vazhduar edhe zyrtarisht fushatën 3 javore veëdijesuese që për qëllim të vetëm ka uljen e aksidenteve me pasoja fatale.

Në takimin i cili është mbajtur më 31 Tetor në UGJFA kanë marrë pjesë shumë studentë, përfaqësues nga policia e Kosovës, por edhe zyrtarë  të lartë të Institucioneve të vendit. 

Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Sami Mazreku, ka thënë se Shoqata e Sigurimeve e Kosovës gjatë 12 muajve të vitit organizon aktivitete të shumta, që për qëllim të vetëm e kanë rritjen e sigurisë në komunikacion.

Sipas tij, çdo ditë e më shumë si pasojë e fushatave intensive është duke u rritur vetëdija e qytetareve ku dhe kemi më pak aksidente me pasoja fatale.

Shoqata e Sigurime e Kosovës përfaqëson të gjitha kompanitë e sigurimeve që janë të licencuara nga Banka Qëndrore e Kosovës.

Fotot e lajmit

tp-bottom