Në UGJFA vazhdon fushata vetëdijësuese për uljen e aksidenteve në komunikacion
Shoqata e Sigurimeve e Kosovës, Policia e Kosovës dhe Ministria e Infrastrukturës, në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë,kanë vazhduar edhe zyrtarisht fushatën 3 javore veëdijesuese që për qëllim të vetëm ka uljen e aksidenteve me pasoja fatale.
Në takimin i cili është mbajtur më 31 Tetor në UGJFA kanë marrë pjesë shumë studentë, përfaqësues nga policia e Kosovës, por edhe zyrtarë të lartë të Institucioneve të vendit.
Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Sami Mazreku, ka thënë se Shoqata e Sigurimeve e Kosovës gjatë 12 muajve të vitit organizon aktivitete të shumta, që për qëllim të vetëm e kanë rritjen e sigurisë në komunikacion.
Sipas tij, çdo ditë e më shumë si pasojë e fushatave intensive është duke u rritur vetëdija e qytetareve ku dhe kemi më pak aksidente me pasoja fatale.
Shoqata e Sigurime e Kosovës përfaqëson të gjitha kompanitë e sigurimeve që janë të licencuara nga Banka Qëndrore e Kosovës.