Përfaqësuesit e projektit "HERAS" vizitojnë UGJFA-në

Përfaqësuesit e projektit "HERAS" vizitojnë UGJFA-në

Rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” Artan Nimani, bashkë me prorektoren për çështje Akademike dhe Ngritje të Cilësisë Vjollca Dibra, kanë pritur përfaqësuesit e projektit “HERAS”,  Aqim Emurli dhe Donjeta Ibra.

Rektori Nimani njoftoi përfaqësuesit e “HERAS” për zhvillimet e fundit në UGJK-së, për planifikimet për zgjerim me programe të reja si dhe rreth marrëveshjeve dhe bashkëpunimeve Institucionale.

Aqim Emurli fillimisht uroi menaxhmentin e ri  dhe theksoi se projekti “Heras” ka  për qëllim të kontribojë në funksionimin e mirë të Arsimit të Lartë dhe Hulumtimeve në Kosovë në linjë me parimet e Zonës Evropiane të Arsimit të Lartë (EHEA) dhe zonës Evropiane të Hulumtimeve (ERA) për të përkrahur në veçanti zhvillimin e universiteteve publike.

Rektori Nimani i falënderoi për bashkëpunimin e deritanishëm dhe ndihmën e vazhdueshme që po i ofron ky projekt Universitetit tonë.  

Po ashtu, përfaqësuesit e projektit “Heras”, u ndanë të kënaqur me punën që është duke u bërë në UGJFA, si dhe premtuan për zhvillime të reja në kuadër të këtij projekti.

Fotot e lajmit

tp-bottom