UGJFA-së iu shtua edhe një partner në mbështetje të programeve të reja të studimit
Prof. Ass. Dr. Artan Nimani, Rektor i Universitetit të Gjakovës "FEHMI AGANI" dhe Prof. Dr.Blazo Boev, Rektor i Universitetit "Goce Dolcev" nga Shtipi nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi në fushën akademike dhe shkencore.
Qëllimi i kësaj marrëveshje është të krijojë bashkëpunim akademik / shkencor midis dy universiteteve dhe të promovojë këtë bashkëpunim si një fushë e përbashkët arsimore.
Universiteti Goce Dolcev u zotua se do ta mbështes Universitetin e Gjakovës me kuadër akademik në fushat të caktuara në kuadër të programeve të reja që kemi në proces akreditimi.