Mësimdhënëset e UGJFA-së mbajnë ligjërata në Hungari

Mësimdhënëset e UGJFA-së mbajnë ligjërata në Hungari

 

Në kuadër të Programit të Evropës Qendrore për këmbim në fushën e studimeve universitare - CEEPUS (Central European Exchange Program for University Studies), dy nga mësimdhënëset e Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, Venera Vala-Këndusi nga Fakulteti i Edukimit dhe Elsa Vula nga Fakulteti i Filologjisë, në Universitetit Óbuda të Budapestit, po mbajnë ligjërata nga lëndët Metodologji e mësimdhënies, Bazat e hulumtimit shkencor dhe Mësimdhënia e gjuhës angleze.

Gjatë kësaj periudhe ato po shkëmbejnë përvojat e tyre me kolegë dhe studentë nga Budapesti.

 

Fotot e lajmit

tp-bottom