lajm

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” pjesë e projektit Erasmus+ SMAHPC

31/05/2019

SMAHPC (Student-run Multi-disciplinary Allied Health Center – Qendra Mjekësore Multidiciplinare për Studentët) me kohëzgjatje tri-vjeçare, në mes viteve 2019 - 2021. Ky projekt do të zbatohet përmes krijimit të një qendre të re multidisiplinare ku studentët kryejnë praktikën, bazuar në një mënyrë jo-paternaliste dhe të orientuar drejt klientit/personit. Këtu studentët punojnë direkt me klientët nën mbikëqyrjen e profesionistëve përkatës dhe mësimdhënësve e mentorëve të punës, duke shfrytëzuar teknologjitë më të fundit dhe praktikat moderne të ofrimit të shërbimeve shëndetësore / rehabilituese.

-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Projekti SMAHPC (Student-run Multidisciplinary Allied Health Practice Centre) zhvillohet në kuadër të programit Erasmus+ dhe ka për qëllim zhvillimin e protokolleve bazuar në standardet ndërkombëtare (ISO), kodet etike duke marrë parasyshë legjislacionin shtetëror dhe atë ndërkombëtar, si dhe funksionalizimin e qendrës multidisciplinare duke përfshirë aspektet që lidhen me infrastrukturën, klinikën dhe hapësirën e inovacionit me pajisjet, personelin (përzgjedhjen) dhe klientët.

Bashkëpjesëmarrës në këtë project 3 vjeçar përveç Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” janë edhe Kolegji Heimerer, Universiteti I Shkencave të Aplikuara Metropolia nga Finlanda, Universiteti i Shkencave të Aplikuara JAMK poashtu nga Finlanda, Universiteti Manisa Celal Bayar, Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka”, OJQ “Autizmi”, Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës, Instituti I Europës Juglindore lidhur me Shëndetin dhe Politikat Sociale
Në kuadër të këtij projekti, përveç përfshirjes së drejtpërdrejtë në secilën paketë punuese, Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” do të jetë përgjegjës për paketën e sigurimit të cilësisë së gjithë procesit.