Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë pjesë e Panairit të Universiteteve Franceze në Kosovë

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë pjesë e Panairit të Universiteteve Franceze në Kosovë

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë, i përfaqësuar nga Prof. Ass. Dr. Kaltrina Kusari, Prorektore për bashkëpunim ndërkombëtar dhe projekte, këtë javë mori pjesë në Panairin e Universiteteve Franceze në Kosovë, të organizuar në Institutin Francez të Kosovës në Prishtinë.

Në kuadër të takimeve institucionale, Prorektorja pati mundësinë të zhvillojnë diskutime të drejtpërdrejta me përfaqësuesit e institucioneve të arsimit të lartë francez, me fokus në identifikimin e mundësive për bashkëpunim ndëruniversitar, mobilitetin e studentëve dhe stafit akademik, si dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të pesë institucioneve franceze të arsimit të lartë: École BRASSART, Université Marie et Louis Pasteur, KEDGE Business School, Université Évry Val d’Essonne dhe Université de Caen Normandie. Ngjarja u hap nga Ambasadori i Francës në Kosovë, z. Jean-François Huchet.

Pjesëmarrja në këtë aktivitet dëshmon përkushtimin e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë për zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, krijimin e partneriteteve të reja akademike dhe avancimin e mundësive për studentët dhe stafin akademik përmes shkëmbimeve dhe bashkëpunimit me institucionet evropiane të arsimit të lartë.

Fotot e lajmit