Sesion informues Erasmus+ për stafin dhe studentët

Sesion informues Erasmus+ për stafin dhe studentët

Zyra Erasmus+ në Kosovë, në bashkëpunim me Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, do të organizojë një sesion informues për stafin akademik, stafin administrativ dhe studentët.

Data: 25 nëntor 2026
Ora:  11:00
Vendi: Universiteti  “Fehmi Agani” në Gjakovë

Gjatë sesionit do të prezantohen pikat kryesore të programit Erasmus+, si 

  • Mobilitetet me kredi ndërkombëtare (ICM),

  • Master të përbashkët Erasmus Mundus (EMJM), 

  • Zhvillimi i kapaciteteve në arsimin e lartë (CBHE), 

  • Zhvillimi i kapaciteteve në arsimin dhe trajnimin profesional (CBVET),

  •  Aksionet  Jean Monnet dhe shkëmbimet virtuale. 


Do të ndahen përvoja nga stafi dhe studentët që kanë përfituar nga programi, dhe do të diskutohet si mund të forcohen mobiliteti dhe bashkëpunimi ndërkombëtar në universitet.

Sesioni do të mbyllet me informacion mbi thirrjet dhe mundësitë e ardhshme të Erasmus+.

Ftohen të gjithë anëtarët e komunitetit akademk, administrative dhe studentet e interesuar qe te marrin pjesë  në këtë ngjarje.

Për më shumë ju lutem ti referoheni agjendës së mëposhtme

Agjenda