U mbajt mbledhja e Këshillit për Shkencë në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë

U mbajt mbledhja e Këshillit për Shkencë në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë

Më 20 tetor 2026, në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, u mbajt mbledhja e Këshillit për Shkencë, gjatë së cilës u diskutua dhe u votua propozimi për inicimin e  hapjes së thirrjes publike për mbështetjen financiare të projekteve shkencore.

Hapja e kësaj thirrjeje synon të mbështesë zhvillimin e veprimtarisë kërkimore-shkencore, të nxisë angazhimin e personelit akademik dhe të kontribuojë në realizimin e projekteve shkencore në fushat përkatëse të studimit që ofron Universiteti.

Përmes kësaj nisme, Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë vazhdon angazhimin për avancimin e kërkimit shkencor dhe krijimin e mundësive për mbështetjen e projekteve shkencore nga personeli akademik dhe studentët, në përputhje me kriteret dhe procedurat përkatëse.

Fotot e lajmit