Thirrje Publike për Fondin e Mobilitetit në Fushën e Rinisë 2026
Ministria e Sportit dhe Rinisë ka shpallur Thirrjen Publike për Fondin e Mobilitetit në Fushën e Rinisë 2026, me qëllim fuqizimin e pjesëmarrjes së të rinjve të Kosovës në aktivitete dhe ngjarje ndërkombëtare.
Përmes këtij fondi do të mbështeten të rinjtë dhe organizatat rinore për pjesëmarrje në konferenca, forume, trajnime, shkëmbime rinore, gara ndërkombëtare, festivale, kampe rinore dhe aktivitete të tjera që kontribuojnë në zhvillimin personal, profesional dhe qytetar të të rinjve.
Mbështetja financiare mund të përfshijë shpenzimet e udhëtimit, transportit, akomodimit, vizave, regjistrimit dhe shpenzime të tjera të nevojshme për pjesëmarrje në aktivitetet ndërkombëtare.
Të drejtë aplikimi kanë:
Organizatat joqeveritare të profilizuara në fushën e rinisë;
Të rinjtë, studentët, profesionistët e rinj dhe grupet rinore që përfaqësojnë Republikën e Kosovës në aktivitete ndërkombëtare.
Afati i fundit për aplikim është 24 qershor 2026.
Ftojmë të rinjtë dhe organizatat rinore që të shfrytëzojnë këtë mundësi për të përfaqësuar Kosovën, për të fituar përvoja të reja dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi në arenën ndërkombëtare.
Linku i thirrjes