Mbahet mbledhja e Senatit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë

Mbahet mbledhja e Senatit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë

Në bazë të neneve dhe të Statutit të Universitetit “Fehmi Agani” Gjakovë, sot me 24 korrik 2023, ditë e hënë, është mbajtur mbledhja e radhës e Senatit.

Mbledhjen e udhëhoqi U.D Rektori Prof. Ass. Dr. Zeqir Hashani, i cili përpara anëtarëve të Senatit propozoi këtë rend dite;

  1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
  2. Marrja e vendimit për afatin e shtatorit
  3. Marrja e vendimit për pushimin e stafit akademik
  4. Kërkesat/ ankesat drejtuar Senatit
  5. Të ndryshme

Të gjitha pikat u diskutuan nga anëtarët e Senatit dhe më pas u miratuan.

Te pika e dytë mbi afatin e shtatorit për provimet e studentëve u vendos si vijon;

  • Afati për paraqitje të provimeve nga data 21 gusht deri më 30 gusht 2023
  • Afati i mbajtjes së provimeve nga 1 deri 23 shtator 2023
  • Nga 1 shtatori 2023 paraitja e temës së diplomës
  • Nga data 1 shtator deri më 28 shtator 2023 vendosja e notave në SMU   

 

U trajtua edhe tema rreth pushimit të stafit akademik që është miratuar të jetë nga data 04.08.2023 deri më 31.08.2023

Është plotësuar Komisioni i Këshillit për Shkencë edhe me anëtarin nga Fakulteti i Shkencave Sociale, Prof. Dr. Ferdi Kamberi.

Janë shqyrtuar në parim edhe disa kërkesa si vijon:

  • Sistemi elektronk i vijimit të mësimit për studentët, por edhe për profesorët për prezencën apo mosprezencën e tyre në procesin mësimor.
  • Organizimin e informimit përmes fletushkave për vitin e parë të studentëve per t’i informuar për benefitet dhe përparësitë që ofron Universiteti “Fehmi Agani” gjatë studimeve të tyre.
  • Të vihet në funksion manuali i vlerësimit për stafin akademik

Në të ndryshme poashtu u diskutua edhe për ligjin e pagave ku do të vazhdohet të punohet me intesitet të lartë për të arritur zgjidhjen sa më të shpejtë të problematikave që ka sjellë te kompenzimi i stafit akademik.

U.D. Rektori Hashani i falënderoi anëtarët për pjesëmarrjen dhe për kontributin që po japin përherë për të mirën e universitetit.

Fotot e lajmit

tp-bottom