Mbahet mbledhja e Senatit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë
Në bazë të neneve dhe të Statutit të Universitetit “Fehmi Agani” Gjakovë, sot me 24 korrik 2023, ditë e hënë, është mbajtur mbledhja e radhës e Senatit.
Mbledhjen e udhëhoqi U.D Rektori Prof. Ass. Dr. Zeqir Hashani, i cili përpara anëtarëve të Senatit propozoi këtë rend dite;
- Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
- Marrja e vendimit për afatin e shtatorit
- Marrja e vendimit për pushimin e stafit akademik
- Kërkesat/ ankesat drejtuar Senatit
- Të ndryshme
Të gjitha pikat u diskutuan nga anëtarët e Senatit dhe më pas u miratuan.
Te pika e dytë mbi afatin e shtatorit për provimet e studentëve u vendos si vijon;
- Afati për paraqitje të provimeve nga data 21 gusht deri më 30 gusht 2023
- Afati i mbajtjes së provimeve nga 1 deri 23 shtator 2023
- Nga 1 shtatori 2023 paraitja e temës së diplomës
- Nga data 1 shtator deri më 28 shtator 2023 vendosja e notave në SMU
U trajtua edhe tema rreth pushimit të stafit akademik që është miratuar të jetë nga data 04.08.2023 deri më 31.08.2023
Është plotësuar Komisioni i Këshillit për Shkencë edhe me anëtarin nga Fakulteti i Shkencave Sociale, Prof. Dr. Ferdi Kamberi.
Janë shqyrtuar në parim edhe disa kërkesa si vijon:
- Sistemi elektronk i vijimit të mësimit për studentët, por edhe për profesorët për prezencën apo mosprezencën e tyre në procesin mësimor.
- Organizimin e informimit përmes fletushkave për vitin e parë të studentëve per t’i informuar për benefitet dhe përparësitë që ofron Universiteti “Fehmi Agani” gjatë studimeve të tyre.
- Të vihet në funksion manuali i vlerësimit për stafin akademik
Në të ndryshme poashtu u diskutua edhe për ligjin e pagave ku do të vazhdohet të punohet me intesitet të lartë për të arritur zgjidhjen sa më të shpejtë të problematikave që ka sjellë te kompenzimi i stafit akademik.
U.D. Rektori Hashani i falënderoi anëtarët për pjesëmarrjen dhe për kontributin që po japin përherë për të mirën e universitetit.