Mbahet provimi pranues në të gjitha njësitë akademike në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë

Mbahet provimi pranues në të gjitha njësitë akademike në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë

Në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, sot është mbajtur provimi pranues për regjistrimin e studentëve të rinj në afatin e parë të konkursit për vitin akademik 2023/2024.

Për të parë nga afër këtë proces, Prof. Asoc. Dr. Zeqir Hashani, U.D Rektor në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, së bashku me Prorektorët dhe Sekretaren e Universitetit, kanë vizituar disa nga sallat ku janë mbajtur provimet pranuese, derisa janë shprehur të kënaqur me mënyrën e organizimit dhe mbarëvajtjen e ecurisë së provimit pranues të studentëve të rinj, të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e UFAGJ-së.

U.D Rektori ju uroi të gjithë kandidatëve suksese në provimin pranues në afatin e parë dhe i njoftoi se do të ketë edhe një afat të dytë për të gjithë ata që nuk do të arrijnë pikët e nevojshme për regjistrim në afatin e parë, po ashtu theksoi që ky proces do të kalojë me transparencë, dhe se më meritorët do të zënë vendin në universitetin tonë.

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë në afatin e parë të konkursit për regjistrimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2023/2024, në fakultetet të cilat ka qenë i hapur konkursi, do të regjistrojë 400 studentë të rregullt në studime, ku përfshihen edhe studentë nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Presheva, Bujanoci, Medvegja, si dhe nga komunitetet jo-shumicë.

Shpallja e rezultateve preliminare të provimit pranues do të bëhet deri më 21 Korrik 2023 në fakultetet përkatëse si dhe në ueb-faqen e universitetit. Ndërsa, shpallja e rezultateve përfundimtare do të bëhet Brenda muajit korrik 2023. Afati për ankesë do të jetë deri më 25 Korrik, deri në orën 16:00. Regjistrimi dhe fotografimi për ID kartelë për studentët e pranuar do të bëhet me 27, 28 dhe 31 Korrik 2023.

Fotot e lajmit

tp-bottom