Mbahet mbledhja e Senatit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë
Në bazë të neneve dhe të Statutit të Universitetit “Fehmi Agani” Gjakovë, sot me 29 maj 2023, ditë e hënë, është mbajtur mbledhja e radhës e Senatit.
Mbledhjen e udhëhoqi U.D. Rektori Prof. Ass. Dr. Zeqir Hashani, i cili përpara anëtarëve të Senatit propozoi këtë rend dite;
- Marrja e vendimit për shpalljen e afatit të qershorit;
- Dsikutimi rreth ecurisë së semestrit veror;
- Kërkesa drejtuar Senatit;
- Të ndryshme.
Të gjitha pikat e rendit dhe ato të ndryshme u diskutuan nga anëtarët e Senatit dhe shumica prej tyre u miratuan.
Në fund u diskutuan edhe disa shkresa dhe kërkesa nga anëtarët e Senatit.
Te pika e parë rreth afatit të qershorit u miratua që paraqitja e provimeve nga studentët të bëhet nga data 1 qershor deri me 9 qershor 2023, ndërsa periudha e mbajtjes së provimeve të jetë nga 12 qershor deri me 12 korrik 2023.
U.D. Rektori Hashani i falënderoi anëtarët për pjesëmarrjen dhe për kontributin që po japin përherë për të mirën e universitetit.