Mbahet mbledhja e Senatit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë

Mbahet mbledhja e Senatit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë

Në bazë të neneve dhe të Statutit të Universitetit “Fehmi Agani” Gjakovë, sot me 29 maj 2023, ditë e hënë, është mbajtur mbledhja e radhës e Senatit.

Mbledhjen e udhëhoqi U.D. Rektori Prof. Ass. Dr. Zeqir Hashani, i cili përpara anëtarëve të Senatit propozoi këtë rend dite;

  • Marrja e vendimit për shpalljen e afatit të qershorit;
  • Dsikutimi rreth ecurisë së semestrit veror;
  • Kërkesa drejtuar Senatit;
  • Të ndryshme.

Të gjitha pikat e rendit dhe ato të ndryshme u diskutuan nga anëtarët e Senatit dhe shumica prej tyre u miratuan.

Në fund u diskutuan edhe disa shkresa dhe kërkesa nga anëtarët e Senatit.

Te pika e parë rreth afatit të qershorit u miratua që paraqitja e provimeve nga studentët të bëhet nga data 1 qershor deri me 9 qershor 2023, ndërsa periudha e mbajtjes së provimeve të jetë nga 12 qershor deri me 12 korrik 2023.

U.D. Rektori Hashani i falënderoi anëtarët për pjesëmarrjen dhe për kontributin që po japin përherë për të mirën e universitetit.

 

 

 

 

 

Article Gallery

tp-bottom