U.d Rektori Zeqir Hashani me bashkëpunëtorë pret në vizitë delegacionin Universitetit të IOWA-s

U.d Rektori Zeqir Hashani me bashkëpunëtorë pret në vizitë delegacionin Universitetit të IOWA-s

U.d Rektori i Universitetit “Fehmi Agani”, Prof. Ass. Dr. Zeqir Hashani bashkë me menaxhmentin e universitetit pritën në takim përfaqësuesit e Universitetit të Iowa nga Shtetet e Bashkuara. Në këtë takim u mirëprit bashkëpunimi që Iowa i ofroi Universitetit tonë për realizimin e mobiliteteve të stafit dhe studentëve si dhe programeve të përbashkëta mes dy universiteteve. Nga përvoja që kemi, universiteti i Iowa-s gjithmonë ka jetësuar bashkëpunimet e tyre dhe presim që ato të konkretizohen në të ardhmen

Në këtë takim UFAGj u përfaqësua nga Prorektorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte- Prof. Ass. Dr. Nazli Tyfekçi, Prof. Ass. Dr. Elsa Vula-Prorektore për Hulumtime dhe Kërkime Shkencore, Prorektori për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë - Prof. Ass. Dr. Ferdi Kamberi, Prof. Ass. Dr. Shefqet Mulliqi- Dekan i Fakultetit të Shkencave Sociale, si dhe Denis Spahija- Udhëheqës i Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë.

Ndërsa Iowa ishte në përbërje me Mark Nook, president i Iowa-s, Mathew Wilson-profesor i Marketingut, Willian Henninier -drejtor i Fakultetit të Shkencave të Aplikuara në Iowa, Scott Peters- Fakultetit të Shkencave të Aplikuara në Iowa dhe Kristi Marchesoni-Përgjegjëse për Rekrutim dhe Pranim në Iowa.

Ky takim kishte për qëllim shkëmbimin e studentëve, shkëmbimin e stafit akademik, hulumtuesve dhe ekspertëve të tjerë, hulumtimin e projekteve të përbashkëta, konferenca dhe seminare të përbashkëta, programe të përbashkëta kulturore dhe forma të tjera të bashkëpunimit.

 

Fotot e lajmit

tp-bottom