Studentët e Fakultetit të Edukimit të Universitetit “Fehmi Agani” Gjakovë, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Sindromë Down vizitojnë HANDIKOS

Studentët e Fakultetit të Edukimit të Universitetit “Fehmi Agani” Gjakovë, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Sindromë Down vizitojnë HANDIKOS

Studentët e Fakultetit të Edukimit, Programi Fillor të Universitetit “Fehmi Agani”, Gjakovë së bashku me  Prof. Ass. Dr. Venera Vala-Këndusi dhe Prof. Ass. Dr. Zamira Gashi-Shatri, vizituan qendrën  Handikos në Gjakovë. Studentët realizuan  aktivitetet me fëmijët me në këtë qendër dhe iu shpërndarë  disa dhurata të cilat i kanë përgatitur vetë studentët.

Fakulteti i Edukimit dhe studentët e këtij fakulteti me anë të vizitave dhe përkrahjes së fëmijëve me Sindrom Down, përmbushin dhe objektivat e fakultetit duke bërë ndërlidhjen e mësimit teorik me aktivitete të ndryshme praktike, jetësimin e parimeve inkluzive, sigurimin e mundësi të barabarta  për nxënësit me nevoja të veçanta duke u bazuar në parimet e mësimdhënies bashkëkohore dhe respektimin e vlerave njerëzore.

Falenderojmë stafin e HANDIKOS për bashkëpunimin dhe mirëpritjen, njëherit iu premtuam se aktivitete dhe bashkëpunime të tilla do ti vazhdojmë edhe në të ardhmen.

Fotot e lajmit

tp-bottom