Mbahet mbledhja e Senatit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë
Në bazë të neneve dhe të Statutit të Universitetit “Fehmi Agani” Gjakovë, sot me 9 mars 2023, ditë e enjte, është mbajtur mbledhja e radhës e Senatit.
Mbledhjen e udhëhoqi U.d. Rektori Prof. Ass. Dr. Zeqir Hashani, i cili përpara anëtarëve të Senatit propozoi këtë rend dite;
- Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
- Miratimi i propozimeve të Fakultetit të Mjekësisë për staf të angazhuar;
- Kërkesa drejtuar Senatit;
- Të ndryshme.
Të gjitha pikat u diskutuan nga anëtarët e Senatit dhe më pas u miratuan.
U.D. Rektori Hashani i falënderoi anëtarët për pjesëmarrjen dhe për kontributin që po japin përherë për të mirën e universitetit.