Përfundon konferenca përmbyllëse e Projektit DRIVE
Më 15-16 dhjetor 2022, në Universitetin Polis u prezantuan me sukses rezultatet e projektit DRIVE të financuar nga BE nëpërmjet programit ERASMUS+.
Si pjesë e programit ERASMUS+, projekti DRIVE zhvilloi kapacitetet e kërkimit dhe novacionit të 6 Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri dhe Kosovë.
Alexis Hupin, Kreu i Seksionit Politik në Delegacionin e BE-së në Shqipëri theksoj se “BE asnjëherë nuk ka ofruar kaq shumë mbështetje financiare në rajon për arsimin, rininë, punën kërkimore dhe novacionin. Është e qartë se bashkëpunimi ynë nuk ka të bëjë vetëm me paratë: Ky është investimi më i mirë që mund të bëjmë për të ardhmen”.
UFAGJ u përfaqësua nga Prof. Asoc. Dr. Lulzim Zeneli, Prof. Asoc. Dr. Behxhet Gaxhiqi, Prof. Ass. Dr. Nazli Tyfekçi, Prof. Ass. Dr. Gentiana Muhaxhiri dhe Denis Spahija.
Në ëmër të UFAGJ-së Prof. Asoc. Dr. Lulzim Zeneli nënshkroj zotimin për implementimin e njohurive të fituara gjatë zhvillimit të projektit DRIVE.