Qendra Didaktike për Përsosmëri në Mësimdhënie e Universitetit “Fehmi Agani” Gjakovë nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me SBASHK!
Qendra Didaktike për Përsosmëri në Mësimdhënie e Universitetit “Fehmi Agani” Gjakovë
përfaqësuar nga Koordinatori Prof. Asoc. Dr. Behxhet Gagjiqi, do të bashkëpunojë me
Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në Republikën e Kosovës (SBASHK) i
përfaqësuar nga kryetari i SKAP Gjakovë Z. Zenun Nimani, me ç’rast nënshkruan Marrëveshjen
e Bashkëpunimit.
Marrëveshja shërben për çështje me interes reciprok për të dy palët, në të cilën janë specifikuar
fushat e bashkëpunimit. Të dyja palët pajtohen për të bashkëpunuar në të mirë të tyre, por edhe
në të mirë të studentëve të UFAGJ – së.
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës (SBASHK)
është organizatë e pavarur nga shteti dhe partitë politike, demokratike, jo-fitimprurëse, që
përfaqëson interesat e të punësuarve në institucionet publike dhe private të arsimit, shkencës dhe
kulturës, me anëtarësim vullnetar.
Ky Memorandum ka për qëllim të përcaktoj detyrat e përbashkëta dhe ato të veçanta të
ndërmarra nga secila palë për të kontribuar në zhvillimin e mëtejmë në mbarëvajtjen e
trajnimeve, arsimit dhe hulumtimeve në fushën e edukimit, pedagogjisë, mirëqenies dhe
edukimit në kuadër të Universitetit “Fehmi Agani” Gjakovë dhe më gjerë për të avancuar
mirëqenien në përgjithësi të kategorive të ndjeshme të shoqërisë. Poashtu, Memorandumi është
lidhur me vullnet të lirë në mes të dy palëve dhe hynë në fuqi menjëherë pas nënshkrimit nga
zyrtarët e autorizuar nga SBASHK dhe Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë. Kohëzgjatja
është 5 vite dhe mund të vazhdoj me nënshkrimin e një marrëveshje të re.