U mbajt Samiti i Ballkanit Perëndimor 2022  "Krijimi i urave për paqe, prosperitet dhe solidaritet "

U mbajt Samiti i Ballkanit Perëndimor 2022 "Krijimi i urave për paqe, prosperitet dhe solidaritet "

Në këtë samit Universitetin „Fehmi Agani“ Gjakovë e përfaqësoi prorektorja prof. asoc. Kimete Canaj, ku u diskutuan sfidat në ekonomi, demokraci dhe arsim me tema globale  dhe tema nga  Ballkani Perëndimor pas pandemisë e në krizën botërore të energjisë, largimi i barrierave për rritje  ekonomike, prosperitet dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor.

Në këtë samit morën pjesë Kryeministri Albin Kurti,  ish-kryeministri i Greqisë Georg Papandreou, Martin Schulz, ish president i Parlamentit Evropian, Jeffrey Hovenier, Ambasador i SHBA në Kosovë dhe shumë ambasadorë tjerë e personalitete të shquara politike dhe ekonomike të vendeve të Ballkanit.

Ballkani Perëndimor dhe rregulli i ri botëror, vendi i Kosovës në këtë rregull të ri, përgatitjet e Kosovës për Nato dhe siguri e stabilitet në rajon. Arsimi si temë kyçe për zhvillim ekonomik dhe demokraci të qëndrueshme.

 

tp-bottom