U mbajt Samiti i Ballkanit Perëndimor 2022 "Krijimi i urave për paqe, prosperitet dhe solidaritet "
Në këtë samit Universitetin „Fehmi Agani“ Gjakovë e përfaqësoi prorektorja prof. asoc. Kimete Canaj, ku u diskutuan sfidat në ekonomi, demokraci dhe arsim me tema globale dhe tema nga Ballkani Perëndimor pas pandemisë e në krizën botërore të energjisë, largimi i barrierave për rritje ekonomike, prosperitet dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor.
Në këtë samit morën pjesë Kryeministri Albin Kurti, ish-kryeministri i Greqisë Georg Papandreou, Martin Schulz, ish president i Parlamentit Evropian, Jeffrey Hovenier, Ambasador i SHBA në Kosovë dhe shumë ambasadorë tjerë e personalitete të shquara politike dhe ekonomike të vendeve të Ballkanit.
Ballkani Perëndimor dhe rregulli i ri botëror, vendi i Kosovës në këtë rregull të ri, përgatitjet e Kosovës për Nato dhe siguri e stabilitet në rajon. Arsimi si temë kyçe për zhvillim ekonomik dhe demokraci të qëndrueshme.