Në UFAGJ zhvillohet punëtoria e radhës e organizuar nga QDPM e përkrahur nga HERAS+

Në UFAGJ zhvillohet punëtoria e radhës e organizuar nga QDPM e përkrahur nga HERAS+

Më datë 23 shtator në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë u mbajt punëtoria rreth përfshirjes së konceptit të rezultateve të të nxënit në arritjen e objektivave strategjike të arsimit të lartë.

Punëtoria u organizua nga Qendra Didaktike për Përsosmëri në Mësimdhënie (QDPM) dhe u përkrah nga HERAS+.  Ekspertja ndërkombëtarë znj. Katja Zibert Kamsek e paraqiti rëndësinë e rezultateve të nxënit duke filluar nga zhvillimi i planprogramit, hartimi i syllabusëve, teknikat e mësimdhënies, e  deri te metodat e vlerësimit duke pasur parasysh rezultatet e të nxënit.

Prorektorja Prof. Asoc. Dr. Kimete Canaj e hapi punëtorinë me një fjalë rasti ku e ceki, se QDPM është në dispozicion të stafit akademik dhe studentëve të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë për ngritjen e cilësisë si në mësimdhënie ashtu edhe në mësimnxënie, si dhe e falënderoi  z. Nehat Dervishi nga programi HERAS+ për përkrahjen e vazhdueshme të UFAGJ-së me asistencë teknike në realizimin e objektivave strategjike të UFAGJ-së.

 

Fotot e lajmit

tp-bottom