U mbajt punëtoria “Keqpërdorimet që (s)i shohim”
Më 19 Prill 2018 “Kosova Democratic Institute” e mbajti punëtorinë “Keqpërdorimet që (s)i shohim” me studentë të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë.
Rreth 20 studentë të universitetit tonë u pajisën me certifikata pasi ndoqën këtë punëtori, gjatë së cilës diskutuan dhe mësuan mbi atë se si duhet kërkuar llogaridhënie për shfrytëzimin e parasë publike dhe për identifikimin e keqpërdorimeve në kontratat publike. Po ashtu edhe për mënyrat se si duhen raportuar shkeljet që mund të rrjedhin si pasojë e menaxhimit të dobët të kontratave në prokurim publik.
Ata po ashtu informuan studentet mbi aktivitetet tjera që ata zhvillojnë si:
- Sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit;
- Puna e Kuvendit të Kosovës;
- Dialogu Kosovë-Serbi;
- Zgjedhjet.
Aktivitete këto si rrjedhoj nga “Raporti për Kosovën i Komisionit Evropian” pasi që edhe këtë vit ua rikujtoi institucioneve të Kosovës obligimet të cilat duhet t’i përmbushin në mënyrë që Kosova të shënojë përparim në proceset integruese evropiane. Raport ky që thekson përparim të ngadaltë të shtetit në Agjendën e Reformës Evropiane, sikurse edhe në vitet paraprake, ku Kosova mbetet në “fazë të hershme” në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, reformimin e sistemit gjyqësor dhe administratës publike apo përputhshmërinë me standardet evropiane.
Kjo punëtori e organizuar nga KDI u zhvillua në kuadër të projektit të financuar nga KFOS “Qytetarët për prokurim efiçient dhe menaxhim të ndërgjegjshëm të parasë publike”.