Trajnimet “Shkathtësitë e buta” për studentet e UFAGJ-së

Trajnimet “Shkathtësitë e buta” për studentet e UFAGJ-së

OJQ Rinia Aktive e Gjakovës (RAGJ) tash e 7 vite shërben si partner i GIZ-it në fushën e punësimit të të rinjve në Komunën e Gjakovës, Rahovecit dhe Malishevës. Aktualisht OJQ RAGj është duke implementuar një projekt afatgjatë me synim përmirësimin e kapaciteteve institucionale për orientimin e të rinjve në karrierë, ngritjen e kapaciteteve të Zyrës së Punësimit e Qendrës për Aftësim Profesional si dhe ngritjen e kapaciteteve/aftësive të të rinjve kompatibile me nevojat e tregut të punës – gjithmonë në bashkëpunim me institucionet komunale dhe shkollat e mesme.

Thënë këtë, ju njoftojmë që me datën 28 Qershor mbahet Panairi i Punës ku do të marrin pjesë afër 50 kompani të rajonit të Gjakovës dhe kompani që ofrojnë punë nga distanca, e që do ju ofrojnë të rinjve mundësi punësimi direkt.

 Me qëllim që të rinjtë të jenë të përgatitur për të marrë pjesë në këtë panair ne jemi duke e ofruar një pako të trajnimeve për Soft Skills (Shkathtësi të Buta) në datat 23-24 Qershor. Kemi rezervuar 50 vende për Universitetin e Gjakovës 'Fehmi Agani'. 

 

Panairi i punës është njëri nga aktivitetet i cili bazohet në prioritetet komunale për punësimin e të rinjve si dhe buron si nevojë akute e ndërlidhjes së të rinjve me tregun e punës, andaj pjesëmarrja e të rinjve në trajnimet për aftësi të buta që RAGj ofron (me certifikim) janë tejet të nevojshme e për këtë na duhet ndihma juaj.

 

Të lutem gjej linkun të bashkëngjitur, nga ku për 30 sekonda, studentet mund te mbushin formën për regjistrim.

https://docs.google.com/forms/d/16_Zqj5e0m-P64_8NpZ-SZco6xDjrEL377f283zbwkp0/viewform?fbclid=IwAR11xbWl2QxPe5dwuA-ojncynaKiOM96uLCJohumPPBC27snY_Ah7ICg7hs&edit_requested=true

 

 

tp-bottom