Thirrje për aplikim – bëhu Mentor/e

Thirrje për aplikim – bëhu Mentor/e

Nëse jeni student/e ose i/e diplomuar dhe jeni të interesuar që të krijoni përvojë të re pune, e mbi të gjitha dëshironi të jeni pjesë e një ekipi pro aktiv dhe mbështetës – APLIKO në thirrjen e hapur për mentor/e.

Çfarë është Peer-to-Peer (P2P)Mentoring Program ?

- Programi i Mentorimit P2P synon të mbështesë maturantë/e nga komunitetet pakicë dhe jo vetëm, që të regjistrohen, profilizohen si dhe të avancohen në nivelin e lartë të arsimit/universitet.

- Mentorët luajnë një rol kyç në kalimin e suksesshëm të maturantëve të rinj në jetën universitare. Prandaj, si mentor/e, ju do të ofroni atyre njohuri, udhëzime, mbështetje dhe këshilla praktike për fazën tjetër të rrugëtimit akademik, duke i motivuar për të vendosur qëllime dhe një plan për t'i përmbushur ato.

 

Përfitimet e të qenurit mentor/e

- Trajnime mbi procesin e të mentoruarit

- Pagesë ditore për çdo seancë mentorimi

- Përvojë e re pune vullnetare

- Rrjetëzim

Kriteret e pranimit:

- Përvojë e mëparshme në trajnime apo aktivitete të tjera me të rinjtë (kandidatët me përvojë në mentorim do të kenë përparësi).

- Student/e apo i/e diplomuar në  Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë.

- Aftësi të të dëgjuarit aktiv; Aftësi lidershipi; Person empatik; I/e përkushtuar.

Mënyra e aplikimit:
- Apliko online duke plotësuar formularin deri më datë 20/06/2022.
-  Linku: THIRRJE PËR APLIKIM – BËHU MENTOR/E (google.com)
- Për informata apo sqarime shtesë na shkruani në email-in: [email protected] apo kontaktoni në numrin 00383 (0) 44 770 767.

 

tp-bottom