Universiteti “Fehmi Agani” thellon bashkëpunimin me Universitetin PAR të Rijekës
Gjatë takimit në Universitetin tonë ishte për vizitë Znj. Gordana Nikolic, Dekane e Kolegjit Universitar “Visoka Poslovna Skola - PAR” të Rijekës së Kroacisë.
Në ambientet e rektoratit të Universitetit, Rektori i Universitetit Prof.Asoc.Dr. Artan Nimani, Prorektorët dhe anëtarët e Senatit, priten në takim Dekanen e Universitetit Znj.Gordana Nikolic.
Në këtë takim u bisedua rreth thellimit të bashkëpunimit në mes dy universiteteve.
Me qëllim të intensifikimit të marrëdhënieve ndërmjet të dyja universiteteve u diskutua rreth mundësisë së shkëmbimeve akademike dhe kulturore ndërmjet të dyja institucioneve në fushën e edukimit, hulumtimit dhe aktiviteteve të tjera.
Programet e parapara për bashkëpunim në kuadër të këtij dokumenti përfshijnë: shkëmbimin e studentëve dhe të stafit akademik; krijimin e programeve të përbashkëta studimore apo projekteve të përbashkëta hulumtuese; organizimin e konferencave të përbashkëta; programe të përbashkëta kulturore e bashkëpunim në fusha të tjera në suaza të interesit të përbashkët të palëve.
Takimi i sotëm i hap rrugën dy universiteteve për nënshkrim të marrëveshjeve të reja konkrete dhe inicimit të projekteve të ndryshme ndërkombëtare në të ardhmen.