Universiteti “Fehmi Agani”  thellon bashkëpunimin me Universitetin PAR të Rijekës

Universiteti “Fehmi Agani” thellon bashkëpunimin me Universitetin PAR të Rijekës

Gjatë takimit në Universitetin tonë ishte për vizitë Znj. Gordana Nikolic, Dekane e Kolegjit Universitar “Visoka Poslovna Skola - PAR” të Rijekës së Kroacisë.

Në ambientet e rektoratit të Universitetit, Rektori i Universitetit Prof.Asoc.Dr. Artan Nimani, Prorektorët dhe anëtarët e Senatit, priten në takim Dekanen e Universitetit Znj.Gordana Nikolic.

Në këtë takim u bisedua rreth thellimit të bashkëpunimit në mes dy universiteteve.

Me qëllim të intensifikimit të marrëdhënieve ndërmjet të dyja universiteteve u diskutua rreth mundësisë së shkëmbimeve akademike dhe kulturore ndërmjet të dyja institucioneve në fushën e edukimit, hulumtimit dhe aktiviteteve të tjera.

Programet e parapara për bashkëpunim në kuadër të këtij dokumenti përfshijnë: shkëmbimin e studentëve dhe të stafit akademik; krijimin e programeve të përbashkëta studimore apo projekteve të përbashkëta hulumtuese; organizimin e konferencave të përbashkëta; programe të përbashkëta kulturore e bashkëpunim në fusha të tjera në suaza të interesit të përbashkët të palëve.

Takimi i sotëm i hap rrugën dy universiteteve për nënshkrim të marrëveshjeve të reja konkrete dhe inicimit të projekteve të ndryshme ndërkombëtare në të ardhmen.

Fotot e lajmit

tp-bottom