Universiteti i Gjakovës pjesë e vizitës studimore në Hamburg në kuadër të projektit DRIVE të financuar nga Erasmus+

Universiteti i Gjakovës pjesë e vizitës studimore në Hamburg në kuadër të projektit DRIVE të financuar nga Erasmus+

Në kuadër të projektit DRIVE, një delegacion i Universiteteti “Fehmi Agani” në Gjakovë i përbërë nga  rektori, Prof. Asoc. Dr. Artan Nimani, Prorektorja për Zhvillim Akademik dhe Ngritje të Cilësisë Prof. Ass. Dr. Laura Naka, Prof. Asoc. Dr. Behxhet Gaxhiqi, Prof. Asoc. Dr,Shqipe Husaj dhe udhëheqësi i zyrës për marrëdhënje me jashtë Denis Spahija i cili njëherësh është edhe kordinator institucional për projektin DRIVE po qëndrojnë në Universitetin Teknik të Hamburgut ku po marrin pjesë në punëturinë/vizitën studimore e organizuar në data 04 dhe 05 Prill 2022.

Aty po punohet në krijimin dhe analizimin e kapaciteve të nevojshme për zyrën e mbështetjes së hulumtimit që do zhvillohet në kuadër të këtij projekti dhe po merren eksperiencat e partnerit nga Gjermania.

Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është të kontribuojë në zhvillimin e aftësive kërkimore dhe inovacionit të IAL-ve në Shqipëri dhe Kosovë duke rritur aftësitë e tyre institucionale, aftësitë e personelit dhe rrjetëzimin.

Më shumë informata rreth projektit mund të gjeni në: https://uni-gjk.org/al/lajme/838/drive dhe drejtpërdrejtë në web faqën e projektit: https://driveproject-eu.com/ 

.

Fotot e lajmit

tp-bottom