Studentët e Fakultetit të Mjekësisë vizituan Trakya Universtiy në Edirne
Organizata Studentore RSUGJ në bashkëpunim me KSFM organizoi për studentët e Fakutetit të Mjekësisë të UGJFA-së një udhëtim disa ditësh në Turqi, me ç’rast vizituan Trakya Universtiy në Edirne, spitalin universitar "Trakya Universitesi Tip Fakultesi Hastanesi", spitalin shtetëror në Edirne, muzeun e shëndetësisë dhe shumë objekte historike, kulturore dhe fetare me interes.
Në Universitet studentët u mirëpriten nga zyrtari për marrëdhënie më jashtë Prof. Murat Turkyilmaz, i cili organizoi takimin me rektorin Prof. Erhan Tabakoglu, me të cilin pas shkëmbimit të dhuratave simbolike në emër të Rektorit Buza, u bisedua rreth temave që kanë të bëjnë me studentët dhe bashkëpunimin e mëtejmë mes dy universiteteve.
Gjatë vizitave në Spitalin Universitar të Edirnes studentët për aktivitetet në klinikën e Neurokirurgjisë u njoftuan nga Prof. Seher Uner, funksionimin dhe punën e aparaturave në repartin e Radioterapisë i shpjegoi Prof.dr. Cem Uzal, një ligjëratë e mbajti Prof.dr. Volkan Yuksel në repartin e Kardiokirurgjisë, kurse në repartin e Nefrologjisë foli Prof. dr.Sedat Ustundag.
Një takim dhe pritje e jashtëzakonshme studentëve ju bë nga Drejtori i Shëndetësisë së Edirnesë Dr.Ali Cengiz Kalkan në Spitalin Shtetëror të Edirnesë!
Studentët e vlerësuan vizitën si përvojë të rëndësishme për të përfituar njohuri të reja dhe derë e hapur për bashkëpunim të mëtejmë në mes Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” dhe Universitetit të Edirnesë “Trakya University”.