Studentët e Fakultetit të Mjekësisë vizituan Trakya Universtiy në Edirne

Studentët e Fakultetit të Mjekësisë vizituan Trakya Universtiy në Edirne


Organizata Studentore RSUGJ në bashkëpunim me KSFM organizoi për studentët e Fakutetit të Mjekësisë të UGJFA-së një udhëtim disa ditësh në Turqi, me ç’rast vizituan Trakya Universtiy në Edirne, spitalin universitar "Trakya Universitesi Tip Fakultesi Hastanesi", spitalin shtetëror në Edirne, muzeun e shëndetësisë dhe shumë objekte historike, kulturore dhe fetare me interes. 

Në Universitet studentët u mirëpriten nga zyrtari për marrëdhënie më jashtë Prof. Murat Turkyilmaz, i cili organizoi takimin me rektorin Prof. Erhan Tabakoglu, me të cilin pas shkëmbimit të dhuratave simbolike në emër të Rektorit Buza, u bisedua rreth temave që kanë të bëjnë me studentët dhe bashkëpunimin  e mëtejmë mes dy universiteteve.  

Gjatë vizitave në Spitalin Universitar të Edirnes studentët për aktivitetet në klinikën e Neurokirurgjisë u njoftuan nga Prof. Seher Uner,  funksionimin dhe punën e aparaturave  në repartin e Radioterapisë i shpjegoi Prof.dr. Cem Uzal,  një ligjëratë e mbajti Prof.dr. Volkan Yuksel në repartin e Kardiokirurgjisë, kurse në repartin e Nefrologjisë foli Prof. dr.Sedat Ustundag. 

Një takim dhe pritje e jashtëzakonshme studentëve ju bë nga Drejtori i Shëndetësisë së Edirnesë    Dr.Ali Cengiz Kalkan në Spitalin Shtetëror të Edirnesë!

Studentët e vlerësuan vizitën si përvojë të rëndësishme për të përfituar njohuri të reja dhe derë e hapur për bashkëpunim të mëtejmë në mes Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” dhe Universitetit të Edirnesë “Trakya University”.

Article Gallery

tp-bottom