Profesori Kastriot Sada ftohet të jetë anëtar i jurisë në garën e XXV-të Ndërkombëtare të Kitarës Klasike në Kjustendil të Bullgarisë
Profesori i muzikës në Fakultetin e Edukimit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, MSc. Kastriot Sada, ka pranuar ftesë të jetë anëtar i jurisë në garën e XXV-të Ndërkombëtare të Kitarës Klasike.
Gara e XXV-të Ndërkombëtare të Kitarës Klasike do të mbahet nga data 7 deri më 9 prill 2022 në qytetin e Kjustendilit të Republikës së Bullgarisë.
Programi përfshin një seri leksionesh, diskutimesh dhe koncertesh solo që do të mbahen nga muzikantë bullgarë dhe të vendeve të ndryshme të botës.