Mbahet mbledhja e 39-të e Senatit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë
Në rektoratin e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, më 12 janar 2022 (e mërkurë), është mbajtur mbledhja e rregullt e Senatit, e kryesuar nga Rektori, prof. ass. dr. Artan Nimani.
Në këtë mbledhje janë shqyrtuar 9 pika të rendit të ditës. Pas miratimit të procesverbaleve nga mbledhjet e kaluara, Senati shqyrtoi vendimin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim dhe pikën për përfundimin e semestrit dimëror dhe miratoi propozimin e Fakultetit të Mjekësisë për Prodekan. Më pas, miratoi propozimin për vazhdimin e mandatit edhe për 3 (tre) muaj të U.d. në Fakultetin e Shkencave Sociale, duke vazhduar me shqyrtimin e pikës për organizimin e Ditës së Holokaustit, e cila do të mbahet më 27.01.2022, si dhe miratoi pikën e rendit të ditës për përgatitjen e semestrit veror.
Në fund u shqyrtuan shkresat, kërkesat dhe ankesat drejtuar Senatit, si dhe pika të ndryshme.