Rektori Nimani priti në takim përfaqësuesit e APPK-së

Rektori Nimani priti në takim përfaqësuesit e APPK-së

Më 11 janar 2022 (e martë), rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, prof. ass. dr. Artan Nimani, i shoqëruar nga profesori i Fakultetit të Mjekësisë, prof. ass. dr. Faton Hoxha dhe Zyrtarja nga Qendra për Zhvillim të Karrierës, znj. Freskina Mula, ka pritur në takim përfaqësuesit e Agjencionit të Përkrahjes së Punësimit në Kosovë-APPK, z. Agron Hajdari dhe z. Flokart Xhafa.

Në takim, rektori Nimani i informoi përfaqësuesit e APPK-së për programet studimore, në veçanti për programin e infermierisë. Po ashtu, u diskutua për mundësinë e bashkëpunimit të APPK-së dhe UFAGJ-së në fusha me interes reciprok, me theks të veçantë në fushën e punësimit të studentëve të programit të Infermierisë.

Përfaqësuesit e Agjencionit të Përkrahjes së Punësimit në Kosovë-APPK, shprehën falënderim për pritjen dhe vunë në dukje interesimin për të bashkëpunuar me Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë.

Organizata APPK ka për synim përkrahjen e punësimit në Kosovë. Së fundmi ka nënshkruar marrëveshje me njërën prej tri qendrave më të mëdha të trajnimeve në Gjermani-kompaninë WBS. Përmes kësaj marrëveshje, APPK dhe WBS (Vivantes-Pflegeforum für Senioren GmbH) nga Berlini, do të bëjnë përzgjedhjen dhe përgatitjen njëvjeçare të 60 kandidatëve nga Kosova për vitin 2022/2023, për programin: “Përshtatja e Kualifikimit dhe Punësimi” në profesionin e infermierit me synim të angazhimit në fushën e përkujdesjes ndaj të moshuarve në Gjermani.

Lidhja për të interesuarit rreth APPK-së: https://appk.org/appk/per-appk/ dhe ftesa për shprehje interesi: https://appk.org/appk/job/ftese-per-shprehje-interesimi-perkujdeses-profesional-infermier/.

Fotot e lajmit

tp-bottom