Punëtoria e projektit DRIVE në Milano

Punëtoria e projektit DRIVE në Milano

Në kuadër të projektit DRIVE, një delegacion i Universiteteti “Fehmi Agani” në Gjakovë i përbërë nga  Prorektorja për Marrëdhënje me Jashtë Prof. Asoc. Dr. Kimete Canaj, Prof. Asoc. Dr. Lulzim Zeneli, Prof. Asoc. Dr. Sindorela Doli Kryeziu dhe udhëheqësi i zyrës për marrëdhënje me jashtë Denis Spahija i cili njëherësh është edhe kordinator institucional për projektin DRIVE po qëndrojnë në Universitetin Politeknik të Milanos ku po marrin pjesë në punëturinë/vizitën studimore e organizuar në data 04 dhe 05 Nëntor 2021.

Aty po punohet në krijimin dhe analizimin e kapaciteve të nevojshme për zyrën e mbështetjes së hulumtimit që do zhvillohet në kuadër të këtij projekti.

Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është të kontribuojë në zhvillimin e aftësive kërkimore dhe inovacionit të IAL-ve në Shqipëri dhe Kosovë duke rritur aftësitë e tyre institucionale, aftësitë e personelit dhe rrjetëzimin.

Në mënyrë të veçantë, projekti synon të:

  • Përmirësoi aftësitë e mësimdhënësve dhe metodologjitë e tyre në mënyrë që ata të aftësojnë në mënyrë efektive studentët (nivelin bachelor dhe më lartë) me aftësitë për të kryer hulumtime të pavarura;
  • Rritja e aftësive të mentorëve për të udhëhequr në mënyrë efektive studentët në veprimtarinë e tyre kërkimore;
  • Përmirësimi i aftësive kërkimore të stafit akademik dhe menaxherial përmes vizitave studimore dhe trajnimeve të përshtatura;
  • Forcimi i kapaciteteve menaxheriale për aktivitete kërkimore dhe inovacione në nivelin institucional, duke vendosur ose forcuar strukturat e përkushtuara të kërkimit dhe inovacionit;
  • Promovimi i përsosmërisë dhe inovacionit të kërkimit duke zhvilluar një rrjet që lehtëson ndërdisiplinaritetin dhe bashkëpunimin midis aktorëve vendorë dhe ndërkombëtarë.

Më shumë informata rreth projektit mund të gjeni në: https://uni-gjk.org/al/lajme/838/drive dhe drejtpërdrejtë në web faqën e projektit: https://driveproject-eu.com/ 

Fotot e lajmit

tp-bottom