Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi me Ambasadën Amerikane në Prishtinë

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi me Ambasadën Amerikane në Prishtinë

Më 22 shtator 2021 (e mërkurë), Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, prof. ass. dr. Artan Nimani  dhe z. Wendy K. Barton nga Seksioni i Diplomacisë Publike i Ambasadës Amerikane në Prishtinë nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi për të mbështetur punën e mësimdhënies në Fakultetin e Edukimit nga Programi Fulbright në Kosovë, për një periudhë prej 9 muajsh.

Marrëveshja ka për qëllim mbështetjen dhe promovimin e mësimit të gjuhës angleze në komunitet.  UFAGJ dhe SPD i Ambasadës Amerikane në Prishtinë u dakorduan të përfshijnë planifikimin dhe kryerjen e aktiviteteve në klasë, dhënien e prezantimeve mbi tema të ndryshme që lidhen me Shtetet e Bashkuara (kultura, shoqëria dhe historia), dhe të koordinojnë aktivitete ekstra-kurrikulare.

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë dhe Seksioni i Diplomacisë Publike i Ambasadës Amerikane në Prishtinë u zotuan të punojnë për aktivitete të përbashkëta, në mënyrë që të arrihet progres.

Marrëveshja e bashkëpunimit

tp-bottom