Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi me Ambasadën Amerikane në Prishtinë
Më 22 shtator 2021 (e mërkurë), Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, prof. ass. dr. Artan Nimani dhe z. Wendy K. Barton nga Seksioni i Diplomacisë Publike i Ambasadës Amerikane në Prishtinë nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi për të mbështetur punën e mësimdhënies në Fakultetin e Edukimit nga Programi Fulbright në Kosovë, për një periudhë prej 9 muajsh.
Marrëveshja ka për qëllim mbështetjen dhe promovimin e mësimit të gjuhës angleze në komunitet. UFAGJ dhe SPD i Ambasadës Amerikane në Prishtinë u dakorduan të përfshijnë planifikimin dhe kryerjen e aktiviteteve në klasë, dhënien e prezantimeve mbi tema të ndryshme që lidhen me Shtetet e Bashkuara (kultura, shoqëria dhe historia), dhe të koordinojnë aktivitete ekstra-kurrikulare.
Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë dhe Seksioni i Diplomacisë Publike i Ambasadës Amerikane në Prishtinë u zotuan të punojnë për aktivitete të përbashkëta, në mënyrë që të arrihet progres.