Zhvillohet takim me grupin menaxhues të projektit DRIVE

Zhvillohet takim me grupin menaxhues të projektit DRIVE

Më 14 shtator 2021 (e martë), në mënyrë virtuale u zhvillua takimi ndërmjet anëtarëve të grupit menaxhues të projektit DRIVE.

Në këtë takim u diskutuan hapat e ardhshëm, si;

  • Rritja e kapacitetit të stafit për kërkime;
  • Punëtori mbi publikimet dhe etikën;
  • Punëtori mbi menaxhimin e kërkimit;
  • Zhvillimin e kapaciteteve institucionale për kërkime;
  • Krijimi i rrjetit të kërkimit dhe inovacionit, si dhe
  • Zhvillimi i një platforme virtuale.

Pjesëmarrës në takim ishin përfaqësues nga universitetet:

  • Universiteti Politeknik i Tiranës (AL)
  • Universiteti Evropian i Tiranës (AL)
  • Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” (KS)
  • Kolegji Universum (KS)
  • Universiteti i Teknologjisë në Hamburg (GE)
  • Politekniku i Milanos (IT)
  • Universiteti Aalborg (GE)

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë në këtë takim u përfaqësua nga z. Denis Spahija, Udhëheqës i Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë, i cili është koordinator institucional i këtij projekti.

Projekti “Zhvillimi i Kapaciteteve Kërkimore dhe Inovacionit në Shqipëri dhe Kosovë – DRIVE (Developing Research and Innovation Capacities in Albania and Kosovo)” ka për qëllim të kontribuojë në zhvillimin e aftësive kërkimore dhe inovacionit të IAL-ve në Shqipëri dhe Kosovë duke rritur aftësitë e tyre institucionale, aftësitë e personelit dhe rrjetëzimin.

Fotot e lajmit

tp-bottom