Ftesë

Ftesë

Zyra për Zhvillim të Karrierës fton studentët e vitit të tretë të Fakultetit të Mjekësisë nga Programi i Infermierisë që të marrin pjesë në takimin informues i cili do të organizohet nga Comsense Kosova.

Comsense Kosova është një ndërmarrje këshilluese me fokus në zhvillimin organizativ të resurseve njerëzore, si dhe rekrutimin dhe mbajtjen afatgjatë të specialistëve të kualifikuar.

Shërbimet që i ofron Comsense Kosova janë:

  • Rekrutimi
  • Diagnostifikimi i aftësive
  • Procesi i integrimit
  • Kurset e gjuhës gjermane
  • Kurset e terminologjisë infermierore
  • Procesi i njohjes
  • Procesi i vizës
  • Transferi (vendosja në Gjermani në vendin e punës)

Takimi do të mbahet në mënyrë fizike në objektin e Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë më 26 Prill (e hane) në ora 11:00.

Broshura

tp-bottom