U mbajt trajnimi për stafin e UGJFA-së
Të shtunën u mbajt dita e tretë dhe e fundit e punëtorisë së Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”.
Kjo punëtori kishte për qëllim njohjen e stafit të ri me UGJFA-në, me sistemin elektronik për menaxhimin e universitetit, softwer-in antiplagjiaturë, me ngritjen e cilësisë në universitet, hulumtimin, buxhetin, strukturat menaxhuese, me hierarkinë dhe komunikimin, elementet që ndikojnë në rangimin e universiteteve dhe internacionalizimin për cilësinë e revistave dhe identifikimin e tyre, për procesin e akreditimit, kodin etik dhe bazën ligjore për avancime, por edhe me politikat strategjike të universitetit.