KODE

KODE

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” vazhdon angazhimet në Projektin KODE të financuar nga Banka Botërore është themelimi i Rrjetit Nacional për Hulumtim dhe Edukim (National Research and Education Network – NREN) përmes të cilit do të bëhet kyçja e universiteteve dhe kolegjeve në rrjetin pan-evropian GEANT (https://www.geant.org)

Implementimi i suksesshëm i këtij projekti patjetër nënkupton angazhimin e vazhdueshëm në diskutime me institucionet e arsimit të lartë dhe institute tjera hulumtuese.

Në funksion të ndërmarrjes së hapave konkret për themelimin e Rrjetit Kombëtar për Hulumtim dhe Edukim, nga UGJFA janë të kyçur Prof.Ass.Dr. Laura Naka  dhe IT Arbër Krypa (i cili do kontaktohet për të lehtësuar aspektet teknike të kyçjes së institucionit në NREN-in nacional dhe në Rrjetin GEANT) të cilët përfaqësojnë institucionin tonë në takimet punuese që do kenë si synim orientimin strategjik zhvillimor të NREN-it nacional dhe do të lehtësojnë përpjekjet për maksimizimin e benefiteve në fushën e hulumtimit shkencor.

Sot, më 28.05.2020 u mbajt webinar-i  "European Open Science Cloud (EOSC)" i organizuar nga njësia Implementuese e projektit KODE, gjegjësisht nga Ministria MEPTINIS, me agjendën në vijim:

1.      NI4OS-Europe in the wider EOSC ecosystem 
Anastas Mishev, UKIM, North Macedonia

2.      National OS initiatives 
Natalia Manola, ATHENA RC, Greece

3.      FAIR data principles, foundation of EOSC 
Vladimir Trajkovikj, UKIM, North Macedonia


Prezantimet nga webinari:


EOSC është iniciativë Komisionit Evropian dhe në të ardhmen do të jetë infrastrukturë kryesorë për bashkëpunim midis institucione për edukimin të lartë, për aktivitete hulumtuese në tërë Evropën. Pjesë e rëndësishme iniciativës është edhe fondet për aktivitete shkencore. Për këtë arsye ka rëndësi edhe për institucione për edukimin të lartë në Kosovë. Ma shumë detajet për EOSC shihni në web faqen https://eosc-portal.eu/about/eosc.

Kosovo Digital Economy (KODE) Project

www.kodeproject.org

tp-bottom