Njoftim

Njoftim

Menaxhmeti i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, duke u mbështetur në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 11.03.2020, për masat parandaluese në funksion të mbrojtjes nga Corona Virus COVID-19, ka themeluar Komisionin e posaçëm  për parandalimin e përhapjes së Corona Virus, i cili ka për detyrë të menaxhojë procesin e parandalimit të infeksionit në pajtim me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Në funksion të zbatimit të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 11.03.2020, kërkojmë nga dekanët e njësive akademike dhe sekretari i përgjithshëm i UGJFA-së,  që të ndërmarrin veprimet si në vijim:
 
  1. Të ndërmerren masa për mbrojtje dhe dezinfektim në të gjitha hapësirat sipas udhëzimeve nga Ministria e Shëndetësisë, të cilat kanë të bëjnë me masat e përforcuara higjienike, si dhe të furnizohen mjaftueshëm me dezinfektues të duarve dhe mjeteve tjera të nevojshme higjienike.
  2. Me rekomandim të Qeverisë së Republikës së Kosovës, gjatë periudhës së ndërprerjes së procesit edukativo arsimor në institucionet arsimore publike dhe private në të gjitha nivelet, të lirohet njëri prind nga puna për kujdes ndaj fëmijëve. Përgjegjësia për lirim të njërit prind iu takon dekanëve në nivel të fakultetit, ndërsa sekretarit të përgjithshëm për personelin e  Administratës qendrore të Universitetit.
  3. Personeli akademik dhe jo akademik i Universitetit të Gjakovës, i cili dëshmon me raport të mjekut se vuan nga ndonjë sëmundje kronike, lirohet nga puna gjatë periudhës së ndërprerjes së procesit edukativo arsimor.
  4. Aktivitetet publike dhe jopublike mund të zhvillohen të mbyllura/ pa praninë e publikut si: ngjarje/tubime sportive, tubime, konferenca të rrumbullakëta deri në një vendim tjetër.
  5. Obligohet stafi akademik në koordinim me dekanët e njësive akademike dhe zyrën e   IT-së që t’i bëjnë përgatitjet  e nevojshme teknike për mbajtjen e mësimit virtual. Kjo metodë, karshi situatës së krijuar, do të mund të aplikohet nëse kërkesa aprovohet nga MASHT-i.     
  6. Mos zbatimi i këtij vendimi, sanksionohet sipas legjislacionit në fuqi të Republikës së Kosovës.
  7. Ky njoftim vlen deri në njoftimin e radhës.
 
Me respekt,
Rektori i Universitetit të Gjakovës
Prof. Ass. Dr. Artan Nimani
 

tp-bottom