Kërkesa e Konferencës së Rektorëve të Universiteteve Publike lidhur me procesin e akreditimit

Kërkesa e Konferencës së Rektorëve të Universiteteve Publike lidhur me procesin e akreditimit

Sot, më 13 mars 2020, në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, u mbajt takimi i Konferencës së Rektorëve, ku u diskutua rreth procesit të akreditimit institucional në institucionet e arsimit të lartë në vend.

Me anë të një shkrese të përbashkët, rektorët e universiteteve publike shprehën shqetësimin lidhur me vonesat në procesin e akreditimit institucional të programeve nga ana e Këshillit Shtetëror të Cilësisë. Më konkretisht, KSHC-ja është duke u vonuar në akreditim të ekspertëve, të cilët janë përgjegjës për akreditimin institucional dhe të programeve.

Si rrjedhojë e kësaj, universitetet publike, por edhe sistemi i arsimit të lartë në vend, mund të pësoj pa fajin e universiteteve publike në këtë proces.

Universitetet publike kanë punuar dhe janë të përgatitura për procesin e akreditimit. Duke pasur parasysh këtë, në  Konferencën e Rektorëve u kërkua që procedura të rrjedh pa vonesa, si dhe procesi i akreditimit të përfundoj në qershor të 2020-tës, në mënyrë që universitetet e akredituara të mund të vijojnë me rekrutimin e studentëve të rinj me kohë dhe sipas kohështrirjes së aktiviteteve zyrtare.

 

Kërkesë lidhur me procesin e akreditimit institucional

Fotot e lajmit

tp-bottom