Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” nënshkruan memorandum mirëkuptimi me CARITAS-in Zviceran

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” nënshkruan memorandum mirëkuptimi me CARITAS-in Zviceran

Me datë 09.07.2019 në hapësirat e Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, Rektori Prof. Dr. Shaban Buza ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me z. Kreshnik Basha, zëvendës drejtor i Caritas-it Zviceran për Kosovë. Në takim morën pjesë bashkëpunëtorët e të dy palëve dhe  Dekani Prof. Dr. Ilir Kelmendi, Dekan i Fakultetit të Edukimit në UGJFA, si bashkë nënshkrues i këtij memorandumi.  

Ky memorandum mirëkuptimi është nënshkruar në kuadër të projektit të Caritas-it me titull “Vendosja e standardeve parashkollore të cilësisë së lartë duke përforcuar arsimin, shkencën dhe ekonominë – SHPRESË”. Qëllimi i projektit është përmirësimi i cilësisë së arsimit dhe ofrimit të shërbimeve në arsimin para fillor në Kosovë. Ndërsa, objektiva kryesore është rritja e kapacitetit të edukatorëve të ardhshëm të Arsimit Para fillor (APF) në metodologjinë bashkëkohore, për arritjen e të cilit parashihet realizim i një numër të madh aktivitetesh me Fakultetin e Edukimit në Gjakovë për disa vite te ardhshme.

Fotot e lajmit

tp-bottom