Ekipi Monitorues i Mbikëqyrjes në KFOR-in Turk në Gjakovë vizitoi Universitetin e Gjakovës
Në kuadër të Projekteve të Bashkëpunimit Ushtarak-Civil, Ekipi Monitorues i Mbikëqyrjes në KFOR-in Turk në Gjakovë (LMT) vizitoi Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani ku u priten nga Rektori, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani.
Udhëheqësi i zyrës së KFOR-it turk për regjionin e Gjakovës, Kapiteni Murat Tekirler i shoqëruar nga Rreshteri Hüseyin Öztekin u njoftuan për ndryshimet në menaxhment të UGJFA-së, për organizimin, punën, funksionimin e universitetit dhe për bashkëpunimet që Universiteti ynë ka me disa nga Universitet e Turqisë.
Rektori Nimani ka falënderuar Komandantin Tekirler dhe bashkëpunëtorët e tij për shërbimin e dhënë në KFOR-in Turk në Kosovë, si një institucion i sigurisë në vend, duke thënë se UGJFA si Institucion i dijes është i hapur gjithmonë për KFOR-in, por edhe për të gjithë të tjerët që dëshirojnë të bashkëpunojnë e të kontribuojnë pozitivisht këtu.