Fakulteti i Edukimit dhe Filologjikut organizon program artistik për nder të festave të fundvitit

Fakulteti i Edukimit dhe Filologjikut organizon program artistik për nder të festave të fundvitit

Sot më datë 30 dhjetor, u mbajt Programi Artistik nga studentët e Fakultetit të Edukimit në bashkëpunim me atë te Filologjikut, tashmë traditë nga organizimi i profesoreshave te Fakultetit të Edukimit, Prof. Asoc. Dr. Sindorela Doli-Kryeziu dhe Prof. Asoc. Mr. Mimoza Kurshumlia. 

Pati disa pika artistike, si: recitime, valle, pika muzikore me instrumente, korit të F. të Edukimit dhe përgatitje kreative nga studentet e Programit Parashkollor.

Prezent ishte dhe menaxhmenti i Rektoratit, stafi akademik dhe ai administrativ gjithmonë me prezencën e studentëve të mrekullueshëm, nën përcjelljen e medias lokale Tv Syri.

Fotot e lajmit

tp-bottom